E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/Sherr për traun e hotelit, plagoset me armë zjarri një person
Lajme

Lezhë/Sherr për traun e hotelit, plagoset me armë zjarri një person

Policia e Lezhës ka njoftuar per nje konflikt te ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. 44 vjeç.

Më datë 01.05.2018, nga specialistët e Sektorit kundër krimeve të rënda, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.

Janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Proçedimi penal i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditën e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.