Librazhd / 26-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, ndodhet në gjendje kritike
Në fshatin Dorëz të Librazhdit ka ndodhur një ngjarje tragjike, pasi një vajzë e re ka tentuar të vetëvaret. 26-vjeçarja, e identifikuar me inicialet A.H, ka kryer këtë akt shokues, por është zbuluar dhe ndihmuar menjëherë nga anëtarët e familjes. Ajo është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja shëndetësore e saj është kritike, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e shtynë të kryejë këtë veprim tragjik. Autoritetet dhe familjarët po vazhdojnë të hetojnë për të zbuluar më shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje të trishtueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



