E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të plagosur
Flash

Librazhd–Elbasan, përmbyset automjeti, dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd -Prrenjas duhet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet problematike te “Kthesat e Murrashit”. “kthesat e Dragostunjës dhe Kthesat e Pishkashit ” ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik real për sigurinë rrugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.