E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liçaj ngre akuza të forta: Sulmi ndaj Berishës ishte attentat i mirëfilltë
Lajme

Liçaj ngre akuza të forta: Sulmi ndaj Berishës ishte attentat i mirëfilltë

Aktivisti Neritan Liçaj është shprehur se gjithmonë vrasjet dhe dhunimet e politikanëve ndodhin vetëm nga krahu i djathtë politik, pasi sipas tij, nga të majtët nuk ka pasur asnjëherë të tilla ngjarje.

Komentet Liçaj I ka bërë gjatë fjalës së tij për Neës 24, ku ka folur rreth sulmit me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës.

Liçaj përmendi gjithashtu edhe vrasjet e Azem Hajdarit dhe Sokol Olldashit, që sipas bindjes së tij janë të organizuara nga qeveritë e majta dhe shton se të majtët, gjithmonë për këto ngjarje akuzojnë vetë viktimën, pra PD-në.

Për ta demonstruar më mirë situatën, ai mori si shembull edhe 21 janarin, ku drejtuesi i gardës asokohe, tani është kryebashkiak i PS-së, që sipas tij tregon edhe kush e organizoi ngjarjen atëherë.

“Ndërsa këtej nga krahu i majtë, asnjë e figurë e rëndësishme e të majtës nuk është prekur. Gjithmonë e djathta pëson agresione. Prandaj e përmenda shprehjen e Azem Hajdarit: “Kur komunistët qeverisin, vrasin!”. Këta jetojnë mbi krimin, mbi vrasjet. Sepse që ishte sulm i organizuar për mendimin tim, ai ishte atentat. Atentati të njëjtën gjë ka, një njeri që përgjon për ta vrarë. Ajo ishte një gjë e menduar. U qëllua lideri i opozitës, ish-presidenti dh eish-kryeministri. U vra i ndjeri Azem Hajdari, dhe një tjetër figurë e lartë, Sokol Olldashi.

Ai që u akuzua për vrasje në 21 janar tani është shef i “Rilindjes”. Nuk kishte ajo Mirëditë e bukur tjetër njeri? Këta I bëjnë vetë siç I ka bërë komunizmi dhe i ngarkojnë akuzat viktimave. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, e vetmja gjë që mund të ndikojë për mirë është pjesëmarrja qytetare. Është më mirë kur është personi në shesh. Gjërat që na mbrojnë të drejtat tona janë dy: Institucionet që janë policia, prokuroria, gjykatat, etj… që nuk ekzistojnë. Është bërë policia më gangster se gangsterët. Të vjen të kap për fyti. Gjykatat dhe Prokuroria nuk funksionojnë. E dyta janë qytetarët në shesh. Nëse nuk funksionon e para të paktën të dalin qytetarët në protest.”, u shpreh Liçaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.