Licencimi i mësuesve të rinj, dokumetet që duhen për të dhënë provimin

KRITERET E REJA
Edhe nëse paguan faturën prej 10 mijë lekësh, nëse nuk je i pajisur me dokumentet e duhura, ditën e provimit të shtetit, kandidatët për mësues nuk do të futen në testim. Rrjedhimisht, kohë dhe pagesë e shkuar dëm. Këtë e bën të qartë në njoftimin e saj Qendra e Shërbimeve Arsimore. “QSHA nuk do t’u mundësojë kandidatët, të cilëve u mungojnë dokumentet (tabela ngjitur shkrimit), të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit”. Ata që kanë përfunduar studimet master, por nuk kanë marrë në kohë diplomën, mund të sigurojnë një vërtetim notash, bashkë me të cilën dhe dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj, çka e presupozon të mbyllur këtë cikël. “Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”. Po ashtu, një vëmendje e veçantë i kushtohet faturës së provimit. QSHA nënvizon se duhet patjetër vula e bankës, në të cilën është kryer pagesa që shkon për llogari të saj. Rëndësi i kushtohet edhe procesit të provimit, ku celulari nuk lejohet jo vetëm në mjediset e provimit, por edhe të merret me vete. Po ashtu, edhe komunikimi dhe konsumi i duhanit apo ushqimit.
DOKUMENTET PER T’U FUTUR NE PROVIM
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportë;
3. Faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; {Vëmendje: fatura të ketë vulën e bankës përkatëse}; 4. Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. {Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi}.
QSHA-ja nuk do t’u mundësojë kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



