Lideri i Çeçenisë i bën kërkesë Vladimir Putinit: Shoku President, na lejoni ta përfundojmë këtë punë..
Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, i ka kërkuar Presidentit rus, Vladimir Putin që ta lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë.
Kadyrov, i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, por mban edhe titullin e gjeneralmajorit në Gardën Kombëtare të Rusisë, raportohet të ketë dërguar rreth 10 mijë trupa nga shteti i tij në Ukrainë, për të ndihmuar rusët në pushtimin e vendit fqinj.
Në një audiomesazh për Putin, 45-vjeçari, të cilin presidenti rus e konsideron si djalin që nuk pati kurrë, dëgjohet të thotë:
“Shoku President, Shoku Komandat Suprem, e kam thënë shumë herë se jam shërbëtori juaj i përulur, jam gati të jap jetën për ju. Por nuk mund të shoh luftëtarët e mi, luftëtarët tanë, duke vdekur. Po ju kërkoj me ngulm që të mbyllni sytë para gjithçkaje, dhe të na lejoni që ta përfundojmë këtë punë brenda një ose dy ditësh. Vetëm kjo do të mbrojë shtetin dhe popullin tonë, këtë e besoj fort”.
Mesazhi i tij publik është një shenjë e qartë që Rusia nuk e ka kapërdirë faktin që, kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e pushtimit, nuk është marrë dot as Kievi dhe as Kharkivi, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



