E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji i arsimit të lartë, Nikolla i bën bisht përballjes me deputetët në Kuvend
Lajme

Ligji i arsimit të lartë, Nikolla i bën bisht përballjes me deputetët në Kuvend

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu shmang seancës dëgjimore, të kërkuar nga kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi.

Dje në mbremje ajo ka njoftuar se ka një takim të papritur me Ligji i arsimit të lartë, Nikolla i bën bisht përballjes me deputetët në KuvendMinistrin e Kosoves, një justifikim që nuk respekton parlamentin, një përpjekje për t’i ikur llogaridhenies.

Deputetja e PD Albana Vokshi tha se ministrja për të disaten here po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çeshtjen kryesore përse ka shkelur ligjin per arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nenligjore për zbatimin e ligjit. Vokshi tha se për shkak të shpërdorimit të detyres nga Ministrja Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe të hënen ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes. Me refuzimin për t’u paraqitur ne Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor te opozitës, si dhe detyren kryesore të Kuvendit, kontrollin parlamentar.

Deputeti socialist Ulqini ka deklaruar gjatë mbledhjes se, ju po na drejtoheni me përçmim, me ton të lartë, nuk është mirë se jeni edhe zonjë.

Ndërkohë ka replikura deputeteja Vokshi duke ju drjtuesr Ulqinit se, : Per zonjat nuk mund të flisni ju të PS. Keni kryeministrin që e dini ju më mirë se të gjithë se si i trajton zonjat. Me mirë heshtni! Heshtni! Heshtje…ka thënë Vokshi

Mbledhja në komisionin e arsimit është shoqëruar me dabte për shkak të mosprezencës së Ministres se Arsimit në këtë komision ku po diskutohet për ligjin e arsimit të lartë.

Edhe deputetët e tjerë opoztës kanë kërkuar praninë e Nikollës në Komision duke kembëngulur në kërkesen e tyre.

Ligji katrahuarë që ka bërë vetë dhe nuk merre  përgjegjëistë për të bërë aktet nënligjore thanë deputëtet e opzitës duke akuzuar për papergjegjshmeri totale te ministres Nikolla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.