Presidenti Ilir Meta komenton draftin e depozituar sot në Kuvend që ka për qëllim të heqë apo zvogëlojë kompetencat e kreut të shtetit, duke thënë se është “përpjekje puçiste” e qeverisë.
Meta tha se është populli shqiptar ai që do të vendosë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku 95% e tyre do të zgjedhin Shqipërnë europiane.
“Zero interes për këto draft dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetarët kërkojnë shpërnarjen e tij të menjëhereshme. Një parlament ku nje pjese e mire jane edhe tradhetare dhe mercenare. Per mua ka vetem nje interes qe eshte 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do te jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqiperinë në Europe”, tha Meta.
Në draftin e mazhorancës mbi ligjin “Për Presidentin”, shkruhet se Presidenti nuk mund të anulojë zgjedhjet, nuk mund të refuzojë dekretet për emërimin e ministrave pa dakortësinë e mazhorancës.
Ndërkohë që sipas dekretit mazhoranca mund ta shkarkojë Presidentin pa vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Përsa i përket dekretit të ministrave, presidenti ka 7 ditë kohë për t’u shprehur. Nëse presidenti nuk shprehet për 7 ditë, emërimi i ministrit do të bëhet nga Kuvendi. Po ashtu drafti parashikon që nëse presidenti nuk i thërret gjyqtarët për betim brenda 7 ditëve, ata do të betohen përpara KLGJ-së.
Ndërkohë në draft flitet gjithashtu edhe për shkarkimin e Presidentit, i cili më herët kishte nevojë edhe për konfirmimin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë mund të shkarkohet vetëm nga Kuvendi.



