E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Lajme

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

 GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ka qenë gjyqtari Erjon Çela ai që dha vendimin ditën e sotme. Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.