E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet nga qelia pas 4 muajsh eurodeputetja greke, akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
Bota

Lirohet nga qelia pas 4 muajsh eurodeputetja greke, akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Lirohet eurodeputetja greke, e akuzuar për Qatar-Gate, Eva Kaili. Avokati belg Sven Maryka konfirmuar vendimin e autoriteteve belge për lirimin me byzylyk elektronik pas 4 muajsh në burgun Haren të Belgjikës.

44-vjeçarja ish nën kryetare e PE akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, legalizim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme pas zbulimit të shumave të mëdha të paguara nga Maroku dhe Katar për influencimin e vendimeve dhe politikave europiane në favor të dy vendeve.

Para Eva Kaili u liruan me të njëjtën procedurë dhe koka e organizatës, ish eurodeputeti socialist italian Pier Antonio Panzeri dhe ndihmësi belg Marc Tarambela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.