E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet Shaqir Alcani/ Djali që punon në bashkinë Tiranë lihet në burg, shpëton Erion Veliaj
Lajme

Lirohet Shaqir Alcani/ Djali që punon në bashkinë Tiranë lihet në burg, shpëton Erion Veliaj

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për Algert Alcanin dhe Edmir Boçin, dy personat që kanosën dhe kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga gara për tenderin nga Bashkia Tiranë. Ndërsa për Shaqir Alcanin, gjykata ka vendosur “arrest në shtëpi.”

Sipas Policisë administratori me iniciale E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta persona e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Shaqir Alcani është pronari i kompanisë “ALCANI SHPK”, ndërsa Algert Alcani, djali i Shaqirit, është punonjës në Bashkinë Tiranë. Kjo kompani ka marrë më shumë se 1.5 milionë euro nga Bashkia ku punon djali i SHaqirit.

Ky rast tregoi edhe se si funksionon fitimi i tenderave në Bashkinë Tiranë dhe hetimet duhet të zgjateshin deri tek Erion veliaj, por askush nuk e vuri ujin në zjarr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.