E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liroi nga burgimi i përjetshëm Gerd Gjinararin, Inspektoi i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo: Ka vepruar me dashje direkte
Publik News

Liroi nga burgimi i përjetshëm Gerd Gjinararin, Inspektoi i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo: Ka vepruar me dashje direkte

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, hetimet për të cilin kanë nisur kur ai liroi nga burgimi i përjetshëm Gerd Gjinararin, dhe e la në liri me kusht.

Në seancën dëgjimore që është mbajtur sot në KLGJ, Artur Metani ka kërkuar që të merret parasysh shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Markelian Kuqo pasi ai ka vepruar me dashje, dhe në mënyrë të vullnetshme për vendimet e tij. Sipas kreut të ILD Metani, gjyqtari i Korçës ka cënuar besimin e publikut te drejtësia.

“Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t’ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal.

Nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në lidhje me këtë institut të së drejtës penale edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt “Lirim me kusht”;

Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij.

Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe  që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”, ka thënë në seancën dëgjimore për gjyqtarin Markelian Kuqo, kreu i ILD Artur Metani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.