LISTA E PLOTË/ Këto janë 14 partitë e koalicionit opozitar PD-ALEANCA PËR NDRYSHIM, Basha “bën paqe” me Bamir Topin dhe Artur Roshin
Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ.
Ndërkohë janë zbuluar edhe 14 partitë që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim, të cilët do të kandidojnë në një listë të përbashkët.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me Fatmir Mediun e Prdhe Shpëtim Idrizin e PDIU, ndërs aka arritur të “bëjë paqe” edhe me Artur Roshin e BKD dhe Bamir Topin e FRPD.
Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar:
PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



