E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LISTA ME EMRA/ ‘Patronazhimi i PS-së’ zbulon votën dhe preferecën e Najada Çomos!
Publik News

LISTA ME EMRA/ ‘Patronazhimi i PS-së’ zbulon votën dhe preferecën e Najada Çomos!

Edi rama najada como votimetZbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë.

Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama.

Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013.

Najda como ok1

Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan seNajada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-tës ajo ka votuar për Partinë Demokratike.

Najda como ok

Veç Najada Çomos, edhe kandidatja e PS-së, Klodeta Dibra rezulton në databzën e selisë rozë, se ka preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e 2013 është regjistruar nga patronazhisti i saj se ka votuar Partinë Demokratike.

Listës së kandidatëve të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemtit të patranozhit, figuron edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT.

Etilda Gjonaj ok

MINISTRET E PS QË VOTUAN PD-NË

Votuese të Partisë Demokratike sipas të dhënave të sistemit të patronazhit rezultojnë edhe dy ministret e kryesore të qeverisë së kryeministrit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-ë, patronazhisti i ministres së Drejtësisë,Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurtë” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin vitit 2013, ajo është regjistruar si votuese e Partisë Demokratike.

Etilda Gjonaj ok1

Gjonaj u emërua si ministres e Drejtësisë në vitin 2017 nga kryeministri Rama, post që mban dhe sot e kësaj dite. Ajo është renditur e 7-ta në listën e kandidatëve të Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër prurje nga radhët e teknikëve është dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Edhe kjo e fundit në databazën e Partisë Socialiste ka një patronazhues, me emrin Malo Hizdi, cili e ka regjistruar se të ‘sigurtë’ dhe me preferencë për PS-së, por që në zgjedhjet e 2013 ajo ka votuar Partinë Demokratike.

VOTUESIT E PD-SË

Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2021, janë dhe katër emra të cilët u ‘importuan’ në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhit rezultojnë si votues të Partisë Demokratike.

Ndër emrat e listës së re të selisë rozë, patronazhistet janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos. Këta të fundit, dikur pjesë e koalicionit dhe listave të opozitës, tashme të ‘konvertuar’ dhe pjesë të majtës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.