LIVE nga Kryeministria/ Nis protesta, qytetarët drejt godinës së qeverisë
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës. Qindra mijëra mbështetës të opozitës po mblidhen përpara ndërtesës së qeverisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.

17:39
Protestuesit e opozitës kanë çadra thuajse të gjitha të njëjta, ku shkruhet fjala “Ik”.
Ora 18 shënon orarin zyrtar të nisjes së protestës. Protesta e sotme shënon protestën e 8-të të opozitës që pas vendosjes për djegien e mandateve.
Ndërkohë, Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie. Mbi 1500 efektivë ndodhet pranë ndërtesës së qeverisë, të pajisur edhe me maska antigaz.
Po ashtu në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet





Duket se në protestë marrin pjesë fermerë që protestojnë për vendimin e uljes rimbursimit të TVSH-së.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



