Llabani: Miliona dollarë të bllokuara nga Zvicra e Izraeli për llogari të Ballukut
Gazetarja Anduena Llabani tha se hetimet e SPAK mbi çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku kanë çuar në veprime ndërkombëtare për bllokimin e fondeve të dyshuara të lidhura me të.
Sipas Llabanit, SPAK ka marrë katër letërporosi nga jashtë, kryesisht nga Zvicra dhe Izraeli, duke bllokuar rreth 20 milionë dollarë që figurojnë në llogaritë bankare të Ballukut. Hetimet nuk përfshijnë vetëm Ballukun, por edhe një ndërtuese tjetër, emrin e së cilës gazetarja nuk e bëri publik.
“Në këto letra-porosi figurojnë shuma në emër të saj dhe një ndërtuese tjetër. Bllokimi përfshin Zvicrën dhe Izraelin. Paratë nuk janë vetëm të të fortëve; janë dhe të zonjave, ndërtuesve dhe kompanive”, tha Llabani në News24.
Kjo zhvillim tregon se hetimet e SPAK kanë një dimension ndërkombëtar dhe fokusin e tyre nuk e kanë vetëm nivelin lokal, duke përfshirë kontrollin e fondeve që mund të jenë përdorur jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



