E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llabani: Pas ‘drejtoreshës qejflie të kazinove’ fshihen edhe të tjerë
Lajme

Llabani: Pas ‘drejtoreshës qejflie të kazinove’ fshihen edhe të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur lidhur me vjedhjen në Postë n Shqiptare, në degën e saj në Durrës, si dhe për hetimet që janë hapur ndaj ish-drejtoreshës së këtij institucioni.

Llabani theksoi se ish-drejtoresha shihej nga persona me ndikim në qytet si një figurë me probleme në menaxhimin e detyrës, ndërsa njihej gjithashtu si frekuentuese e kazinove. Sipas saj, rasti ngre dyshime se nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod të izoluar, por me elemente të një skeme më të gjerë organizative.

“Kjo është një skemë e mirëfilltë më e gjerë, pra që shkon përtej këtyre tre grave. Jam e interesuar të pyes tek njerëz që kanë një lloj influence në qytetin e Durrësit dhe këtë drejtoreshën e shikonin si njeri me probleme në mënyrën se si e ka menaxhuar qoftë detyrën e saj në drejtimin e postës, por është e njohur për ta që ajo ishte një frekuentuese kazinosh.

Kështu që unë kam parë në karrierën time video të tilla ku hyjnë me maska dhe vjedhin, por nuk kisha parë drejtoreshë që vjedh brenda me sekretaren e vet.

Pra kemi një ndryshim të aktorëve në ngjarje të tilla dhe sigurisht që, aq më tepër, deklaratat e saj të dhëna përpara autoriteteve të drejtësisë që “mua nuk ma ndalon askush këtë gjë”, tregon që pas saj ka njerëz të tjerë që duket se kanë një lloj fuqie dhe një lloj atributi si një grup të strukturuar më shumë sesa veprime individuale të të dyjave”, tha ajo për “Euronews”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.