E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llogaritjet e një lufte të pamundur: Veliaj përballë Ramës
Lajme

Llogaritjet e një lufte të pamundur: Veliaj përballë Ramës

Nga Klodian Tomorri|opinion|Publik.al

Ky është një ekuacion shumë interesant.

A do t’i hapë Veliaj një luftë ballore Edi Ramës pas vendimit për shkarkimin e tij? Disa thonë po, të tjerë thonë jo.

Por, në fund, çdo vendim është rezultat llogaritjesh. Së pari dhe mbi të gjitha, një luftë e tillë është një no win situation: ku të dyja palët humbasin. Fiton vetëm ai që humbet më pak ose ai që duron më gjatë humbjet.

Çfarë mund të humbasin dy palët në këtë situatë?

Veliaj mund të nxjerrë fakte që do ta vinin në vështirësi Edi Ramën.

Por edhe Rama ka dy armë shumë të forta në dorë.

E para lidhet me familjarët e kryebashkiakut, veçanërisht me vëllain dhe bashkëshorten e tij, sepse hetimet në Shqipëri janë si llastiqet e brekëve: i shtrin sa të duash.

E dyta lidhet me dëmet financiare që Rama mund t’i shkaktojë Veliajt, duke filluar nga kontrata e famshme e marketingut të kompanisë One.

Deri tani ajo kontratë nuk është prishur, por sapo Rama të kërcasë gishtat, kontrata kalon te një kompani tjetër.

Pra, Erion Veliaj nuk e ka aspak të lehtë të bëjë luftë me Edi Ramën. Në fakt, tani askush nuk e ka të lehtë të luftojë me Edi Ramën.

Avokatët mund të thonë ç’të duan, por kur vjen puna te veprimet, duhet bërë një llogari që nuk është aspak e lehtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.