E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtoi  Kanina, por fluturoi Ermali!
Lajme

Shpëtoi Kanina, por fluturoi Ermali!

Dorëheqja e Ermal Dredhës nga Bashkia e Vlorës lidhet drejtpërdrejt me historinë e grabitjes së Kaninës, që sipas shënimit të gazetarit Klodian Tomorri, ishte pika që i kushtoi postin. Për “lart” në pushtet nuk ishte problem vetëm fakti i grabitjes, por zhurma që u bë, sepse direktivat e plaçkitjeve duhet zbatuar me qetësi. Dredha nuk e zbatoi këtë “rregull” dhe u konsiderua si një drejtues që “nuk mbuloi dot gjurmët”. Mesazhi është i qartë për të gjithë të tjerët në zinxhir: kush nuk bindet ose lejon që skandalet të shpërthejnë publikisht, largohet. Shpëtoi Kanina, por fluturoi Ermali ,ky është paralajmërimi

Shënimi i Tomorrit në FB

Kur shpertheu historia e grabitjes se Kanines, me thote dikush aty lart ne radhet e pushtetit; iku Ermali, kreu pune.

-Jo, i thashe une, nuk ma merr mendja se u be zhurme tani.
-Pikerisht per kete arsye, me thote ky.

Nejse kaluan ca kohe dhe po i thoja nje dite ketij, e pe qe nuk e levizi.
-E pashe, e pashe, me tha ky. Por prit se do shohesh dhe ti.

Ja keshtu. Ai nuk fal asgje. Nuk ja fali qe nuk e beri dhe nuk ja fali qe e la punen te behej zhurme.

Mesazhi tani eshte i qarte per te gjithe. Kur vijne direktiva nga lart per plackitje, duhen zbatuar dhe pervecse duhen zbatuar, duhen bere me sa me pak zhurme.

Shpetoi Kanina, por fluturoi Ermali.

Si qëndron e vërteta  e tokës me qera në Kaninë

Kanina, dikur një nga zonat më të gjalla blegtorale në jug të vendit, po fshihet nga harta me firmën e Edi Ramës. Në një projekt që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin lokal dhe as me interesin publik, por vetëm me interesin e një oligarku mediatik nga Tirana, qeveria ka vendosur t’i japë me qira për 10 vjet (me të drejtë rinovimi) 834 hektarë tokë publike në faqet e malit Shashicë-Gumenicë, për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Toka që historikisht është përdorur nga banorët e Kaninës për bagëti dhe jetesën e përditshme, do të zhduket si ekonomi, si burim jetese dhe si identitet. Në emër të energjisë së rinovueshme, Shqipëria po sakrifikon fshatin dhe bujqësinë, jo për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, por për t’ua dhuruar pasuritë publike klientëve të Ramës. Dhe Kanina është vetëm shembulli i radhës në këtë strategji të sistemuar grabitjeje të tokës.

Që në nëntor të vitit të kaluar, në tavolinën e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, mbërriti një “shprehje interesi” për ndërtimin e këtij parku, që do të përpinte të gjithë faqen e malit të Kaninës. Zona nuk është e pabanueshme, përkundrazi. Atje gjenden qindra stane, mbi 7 mijë krerë bagëti, dhe familje që jetojnë prej brezash me të ardhurat që sigurojnë nga blegtoria. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë.

Në vend të mbrojtjes së jetesës së banorëve, u ushtrua presion politik. Rama kërkoi që procedurat të nisin, ndërsa Dredha, përballë rezistencës së komunitetit lokal, u përpoq t’ia zvarriste miratimin projektit. Por kjo nuk i pëlqeu Kryeministrit. Pamjet filmike nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste tregojnë një Rama të tërbuar që i bërtet kryebashkiakut të tij. Fillimisht për zjarret në Vlorë, por realisht për “dredhitë” me tokën e Kaninës.

Përgjigjja e Ramës ishte brutale: zbarkim personal në Vlorë dhe një shkarkim masiv i të gjithë drejtorëve të bashkisë. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, një kryeministër ndërhyn në këtë mënyrë në një pushtet tjetër. Një shtetrrethim politik që e ktheu Bashkinë e Vlorës në një repart ushtarak nën komandë të drejtpërdrejtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.