LSI vijon denoncimet për inceneratorët duke ju drejtuar SPAK që të ndërrmarë masa
Afera e inceneratorëve po thellohet citoi në një deklaratë për media, nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, duke i bërë thirrje SPAK-ut që t’i nxjerri para përgjegjësisë këta iniciatorë që sipas saj, kanë shpenzuar miliona euro për udhëtime jashtë vendit dhe shpenzime të mëdha vetjake.
Ajo citon se ; shëmbëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit. or pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij; u shpreh ajo duke ngrtur zërin se duhen të merren masa të menjëhershme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



