E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luajti bilardo me informatorin anglez, djali i Nikualjt: Në fillim u frikësova, flisnim anglisht bashkë
Lajme

Luajti bilardo me informatorin anglez, djali i Nikualjt: Në fillim u frikësova, flisnim anglisht bashkë

Ardian Nikulaj u vra nga persona që ai i mbajti në hotelin e tij, hëngri dreka e darka me ta dhe i qerasi.

Familjarët e tij kanë treguar se shtetasit e huaj, 4 anglezët që kishin rolin e informatorëve kanë qendruar në hotelin e Nikualjt dhe ai i ka qerasur dhe madje u ka paguar edhe taksinë për t’u larguar pas darkës që kishin konsumuar së bashku.

Ata kishin studiuar çdo detaj dhe kishin arritur të afroheshin aq shumë me Nikulajn saqë njëri prej tyre luante bilardo me djalin 13-vjeçar të tij.

Ky i fundit iu ka treguar familjarëve se në fillim kishte pasur frikë kur njëri prej anglezëve i ishte afruar me një birrë në dorë. Por më pas ai ishte miqësuar me të dhe kishin filluar të flisnin lirshëm në gjuhën angleze. Edhe ditën që Nikulaj u ekzekutua, njëri prej anglezëve ka qenë duke lujatur bilardo me djalin e tij 13-vjeçar.

Në ekzekutimin e Nikulajt ku u përfshinë 6 persona, Edmond Haxhia akuzohet si porositësi. Ai, është nipi i Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët ishin prej vitesh në gjak me familjen Nikulaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.