E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luan Zhegu, Mariza Ikonomi dhe fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ sjellin klipin e bukur
Publik News

Luan Zhegu, Mariza Ikonomi dhe fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ sjellin klipin e bukur

Kantautori i madh Luan Zhegu, këngëtarja Mariza Ikonomi dhe vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” janë bashkuar për të sjellë edhe njëherë këngën “Si zogj me cicërima”, në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit.

Video është shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama, i cili thotë se duhet shumë pak përpjekje për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve.

“MIRËMËNGJES, duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjëve”, shkruan Rama krah videos.

Në këto ditë të vështira, na duhet pak ëmbëlsi që sjellin zërat e magjishëm të Luan Zhegut dhe Mariza Ikonimit, si dhe ëmbëlsia dhe pafajësia e fëmijëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.