Luana Vjollca sapo i gëzoi pa fund ndjekësit me vendimin e fundit
Luana Vjollca ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, pas pyetjeve të shumta mbi mungesën e saj në ekran. Në një reagim përmes “Instastory”-t, Luana tregoi se ky largim i përkohshëm nga televizioni ka qenë i nevojshëm për të gjetur kohë për veten dhe për të kuptuar çfarë i pëlqen të bëjë jashtë angazhimeve të përditshme që ka.
“Ndonjëherë të duhet pak kohë për veten. Unë dikur jetoja si robot, isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe nuk dija çfarë të bëja me jetën time. Por ky pushim më ndihmoi të kuptoj më shumë për veten,” shkroi ajo.
Megjithatë, Luana siguroi fansat e saj se rikthimi në ekran është i pashmangshëm:
“Sigurisht që do të jem përsëri në televizion, sepse nuk di të jetoj pa ju. Por dua të them diçka: ndiqni ëndrrat tuaja, por mos harroni veten gjatë këtij procesi,” shkruan Luana në story.
Kjo e fundit në fakt, duket një frazë me dy kuptime: si për karrierën edhe për jetën e saj personale. Lidhja e saj me Krenar Cocajn ka pak që ka përfunduar dhe ky i fundit e zëvendësoi shumë shpejt me Endi Demnerin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



