Luani e kafshoi në kokë 52-vjeçarin: E gjeta në rrugë duke shëtitur në Lushnje
VIDEO VIRALE
Policia e Fierit ka nisur hetimet pas një video të bërë virale në rrjetet sociale, ku shihej një luan duke kafshuar një burrë, rreth të 50-ve, në kokë. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz, aty ku 52-vjeçari me inicialet A.H., mbante në shtëpinë e tij kafshën e egër.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kafshë e egër (luan) që kafshon një shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e rrethanave.
Më tej sqarohet se shtetasi A.H. ka deklaruar për hetuesit se kafshën e ka gjetur në rrugë, në Lushnjë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël. 52-vjeçari pretendon se e ka mbajtur këlyshin e luanit në banesën e tij, për disa kohë.
Ai po ashtu ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur dhe videoja që u bë virale në rrjetet sociale pretendohet të jetë e vjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



