E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e mendoja Shqipërinë si sot
Lajme

Lubonja: As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e mendoja Shqipërinë si sot

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë me ironi se tani ka më pa shpresa sesa kur ishte në burg. Në një intervistë në Ora News, Lubonja tha se as në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e ka menduar këtë realitet të tanishëm dhe se zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore.

“Unë tani them se nuk kam më shpresat që kisha kur isha në burg. Kjo është tragjike. Shpresoj që rinia të kuptojë se ky pesimizmi ynë vjen nga optimizmi i së kaluarës. Të burgosurit e menduan të ardhmen se do të ishte një realitet shumë ndryshe.

As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar këtë realitet. Zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore dhe besimin e shqiptarit te shqiptarit. Unë kam qenë në burg kur ka ardhur Nënë Tereza. Ajo foli për Jezu Krishtin dhe tha se atdheun do ta duam më shumë kur të duam njëri-tjetrin” – tha Lubonja. /LAPSI.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.