E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luftëtari-Partizani 5-0 u luajt në baste? Debat mes Përparim Kabos dhe Ylli Agës
Lajme

Luftëtari-Partizani 5-0 u luajt në baste? Debat mes Përparim Kabos dhe Ylli Agës

Përparim Kabo, profesori i njohur i ftuar në “Procesin Sportiv” solli një mori shembujsh kur trajnerët nuk u ishin bindur presidentëve për shkak se ata u kishin kërkuar që rezultati i ndeshjes të dilte sipas oreksit të tyre.

Pas kësaj ka ndërhyrë gazetari Ylli Aga, i cili ka deklaruar se gjatë këtij sezoni nuk ka pasur asnjë ndeshje të Superiores në baste. “Jam i sigurt se ndeshja Luftëtari-Partizani 5-0 nuk ka qenë në baste”, ka deklaruar gazetari i “Supersportit” në studion e “Procesit sportiv”.

E menjëhershme ka qenë replika e Kabos pas kësaj deklarate: “Nuk marr përsipër të analizoj nëse ndeshja Luftëtari-Partizani dhe të them nëse ka qenë në baste apo jo. Unë i referohem fjalës “truk”. Fjala “truk” nuk ka të bëjë vetëm me luajtjen në baste, por me impenjimin apo jo në fushë. Ne pamë një Partizan të vdekur që nuk reagonte. Kam një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që luajnë: futbolli është pjesë e historisë së qytetit. Është pjesë e jetës së njerëzve”, tha ndër të tjera Kabo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.