Luksi i shfrenuar i Elvana Gjatës pas lidhjes me Ervin Matën

“SKY” dhe “Encro Chat” kanë zbërthyer disa grupe kriminale dhe pas rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë verifikuar dhe zbardhur ngjarje të rëndësishme kriminale. Por gjithashtu janë arrestuar dhe shumë persona në kuadër të disa operacioneve, të cilat kanë përfshirë dhe zyrtarë të lartë të policisë.
Së fundmi në një operacion policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, zotin Erzen Breçani dhe personat e tjerë, që janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për grup kriminal.
Kjo ka ardhur pas zbërthimit të disa përgjimeve të cilat vendet partnere ia kanë vënë në dispozicion SPAK-ut, ku përveç emrave të botës së krimit apo policisë dalin dhe emra për vajza nga bota e “showbizz”-it.
Lidhje intime, komunikime dhe çfarë përflitet mes tyre.
Përveç Elvana Gjatës, e cila është përfolur në bisedat e Ervin Matës ka dhe personazhe të tjera nga bota e “showbizz”-it, si ish-mise, që përfliten se kanë pasur lidhje me Matën apo dhe me persona të tjerë të botës së krimit. Drejtuese emisionesh televizive, kryesisht të botës së “showbizz”-it dhe shumë personazhe të tjera që duken se janë pjesë e ambientit të individëve të botës së krimit, jo thjesht dhe vetëm nën shoqërimin e tyre, por dhe kalimin e kohës me ta.
Këngëtarja Elvana Gjata
Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave, kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës.
Shkak për hetimin pasuror të Elvana Gjatës bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte Erzen Braçanit se do t’i dërgonte gjysëm milioni euro nga llogaria e Elvanës.
Këngëtarja nuk e ka fshehur luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata. Ajo ka lënë kudo prova për SPAK-un.
Elvana Gjata posedon edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën.

Bëhet fjalë për një Porsche Macan s 95b, me njyrë të zezë. Makina kushton rreth 100 mijë euro.
Elvana Gjata posedon një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e dyshuar si dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka në emrin e saj. Shtëpinë e ka kaluar në emër të një të afërmi.
Në verën e vitit 2017 pushimet e Elvana Gjatës për 1 javë në Mykonos kanë kushtur 1 milionë euro, para me burim trafikun e kokainës.

Elvana u shfaq në një drekë me Emina Çunmulaj në Nammos të Mykonos, destinacioni që njihet për festat e shfrenuara, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.
Argëtimet pa limit në party-n e drekës, dhe fotot nga një avion çarter tregojnë luksin e shfrenuar të kéngetares.

Këngëtarja, për 30- vjetor, festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” fytyrën e Ervin Matës. Ky i fundit besohet se ka shpenzuar një shumë të madhe eurosh për ditëlindjen e saj.
Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Elvana Gjata shpërndau disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.

Elvana dhe i dashuri i saj Ervin Mata janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe ish bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit.
Aventura e pasanikëve me para droge ka nisur nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat.
Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.
Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.

Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.
Këngëtarja është shfaqur edhe duke shijuar një xhiro, jo në ajër, por me “Lambon” superluksoze.
Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.
Pas mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, Elvana Gjata u njoh me Ervin Matën, besohet që nga viti 2016.
Në vitin 2017, pas lidhjes md Matën, Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.
Elvana Gjata hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, ndërsa nisi karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor Elva organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.

Në atë koncert u përfol se Elvana Gjata do do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, Ervin Matën, pasi dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm (Luan Mata që pastron në ndërtim paratë e kokainës) të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit trafikant.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



