Lulzim Basha: Marrëveshja me Ramën nuk ishte gabim por…
Kryetari i PArtisë Demokratike, Lulzim Basha, ndonëse është sulmuar nga shumë personalitet brenda PD dhe jo vetëm, në lidhje me marrëveshjen e 18 majit, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, i ftuar në “Top Story” u shpreh se marrëveshja nuk ishte gabim.
Sipas Bashës, marrëveshja ishte e diktuar nga situata unike politike dhe kritike, dhe jo një gabim, por sipas tij gabimi ishte investimi i kësaj marrëveshje me një person që nuk e njeh marrëveshjen.
“Marrëveshja e 18 Majit ishte një marrëveshje e diktuar në një situatë unike dhe kritike për Shqipërinë e 27 viteve. Nuk ishte marrëveshja gabimi. Gabimi ishte investimi me një marrëveshje me një person që nuk e njeh marrëveshjen. Me një person apo faktor politik i cili provon se jo thjeshtë marrëveshja me kundërshtarin, por edhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga fëmijët e vegjël, që nga foshnjat e sapolindura e deri tek pensionistët në moshë të thyer, ka për borxh t’ia vërë në funksion egos së shfrenuar për pushtet dhe pasuri personale.”, – tha Basha.
Teksa iu përgjigj pyetjes nëse ai kishte një listë gabimesh të bëra në këtë vit, tha se nuk ka njeri pa gabime dhe për këtë është i hapur dhe PD është një “kantier” që pret investime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



