E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnje/   29-vjeçari u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal
Lajme

Lushnje/ 29-vjeçari u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka, Erjon Fredi Kuka.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym të qarkut të Fierit.

Nga pamjet e publikuara në media, shihet makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zezë në hartën e aksidenteve.

Aksidenti tragjik në Lushnje, zbardhet emri i 29-vjeçarit që uAksidenti tragjik në Lushnje, zbardhet emri i 29-vjeçarit që uAksidenti tragjik në Lushnje, zbardhet emri i 29-vjeçarit që uAksidenti tragjik në Lushnje, zbardhet emri i 29-vjeçarit që u

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.