LUSHNJE/ Sherri mes vëllezërve, humb jetën njëri prej tyre
Hazis Musai, 57-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në kokë nga vëllai i tij, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotën në fshatin Çukas të Lushnjes pas një debati për çështje pronësie. Në debat e sipër, 57-vjeçari ka marrë një sëpatë dhe ka goditur në trup vëllain e tij 77-vjeçar Nazif Musaj. Ky i fundit edhe pse i plagosur ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar në kokë vëllain e tij.
57-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



