E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos na vijë dita të paguajnë edhe ata që e ndoqën protestën nga shtëpia!
Lajme

Mos na vijë dita të paguajnë edhe ata që e ndoqën protestën nga shtëpia!

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi ndaj gjobave të vendosura pas protestave, duke vënë në dukje ndëshkimet ndaj qytetarëve që morën pjesë në tubim dhe televizioneve që pasqyruan zhvillimet në shesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi bën me dije se deri më tani janë gjobitur 95 protestues dhe 8 televizione, duke ngritur me nota thumbuese pikëpyetje mbi atë se deri ku mund të shtrihet kjo valë ndëshkimesh.

Gazetari e ka shoqëruar reagimin me një koment ironik, duke uruar që gjobat të mos prekin edhe qytetarët që nuk dolën në shesh, por e ndoqën protestën përmes ekranit të televizorit.

“Deri tani janë gjobitur 95 protestues dhe 8 televizione për fjalën dhe transmetimin. Urojmë të mos vijë dita t’u vijnë faturat edhe atyre që e panë protestën nga ekrani…”, shkruan Lutfi Dervishi.

Me këtë reagim, gazetari vë në qendër të vëmendjes ndëshkimet ndaj protestuesve dhe mediave që transmetuan revoltën, duke përdorur ironinë për të përcjellë shqetësimin mbi kufijtë e masave të marra ndaj pjesëmarrjes dhe pasqyrimit të protestave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.