Macron bisedë telefonike 90 minuta me Putin
Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën.
Telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, sipas Pallatit Élysée.
Macron tha se ai bëri presion për “nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.
Kujtojmë që prej më shumë se 3 orë në Bjellorusi po vazhdojnë bisedimet, ku delegacionet ruse dhe ukrainase janë duke diskutuar.
Ukraina ka kërkuar që në nisje të bisedimeve armëpushim të menjëhershëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



