Magjia e Champions League, ndeshje vendimtare mbrëmjen e sotme
Mbrëmjen e kësaj të mërkure zbresin në fushë 18 skuadra për nëntë ndeshjet e dyta të raundit të gjashtë të fazës së grupeve në Champions League. Pikat e para të aksionit shënohen nga ora 18:45 me duelët Qarabag – Ajax dhe Villarreal – FC Copenhagen.
Nga ora 21:00, shtatë duele të tjera mund të jenë vendimtare për secilin ekip në garën për të kapur të paktën vendin e dytë që dërgon në play-off.
Në “Bernabeu” zhvillohet një finale e parakohshme, teksa Real Madridi pret Manchester Cityn. Sipas mediave spanjolle, tensioni mes trajnerit Xabi Alonso dhe klubit ka rritur spekulimet për largim të mundshëm, pas humbjes 0-2 ndaj Celta Vigos. Përballja me skuadrën e Pep Guardiolës mund të vendosë fatet e Alonsos, ndërsa për të mund të konsiderohen edhe kandidatë të tjerë për stolin.
Real Madrid ka 12 pikë pas pesë ndeshjeve, në vendin e gjashtë, ndërsa Manchester City mban vendin e 12-të me 10 pikë. Xabi Alonso mbetet në dyshim për Mbappe, i cili ka një dëmtim në gju, ndërsa mungesat e tjera për “Galaktikët” përfshijnë Alaba, Alexander-Arnold, Camavinga, Carvajal, Eder Militao, Huijsen dhe Mendy.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola do të duhet të bëjë pa Kovacic, Phillips, Rodri dhe Stones.
Në Belgjikë, Club Brugge pret kryesuesit e Arsenalit, ndërsa PSG viziton Athletic Bilbaon. Benfica e Jose Mourinhos pret Napolin, ndërsa Juventus e ka detyrim fitoren kundër surprizës Pafos në Torino. Gjithashtu, Dortmund dhe Bodo/Glimt zhvillojnë një duel verdhezi në Gjermani.
Programi i raundit të 6-të – 10 dhjetor 2025:
18:45
-
Qarabag – Ajax
-
Villarreal – FC Copenhagen
21:00
-
Athletic Bilbao – PSG
-
Bayer Leverkusen – Newcastle
-
Benfica – Napoli
-
Club Brugge – Arsenal
-
Dortmund – Bodo/Glimt
-
Juventus – Pafos
-
Real Madrid – Manchester City
Renditja e grupeve mbetet vendimtare për të përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në play-off dhe pozicionet finale para fazës së eliminimit direkt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



