E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina bie nga ura e Spatharit, tre persona  në spital
Flash

Makina bie nga ura e Spatharit, tre persona në spital

Një aksident është regjistruar në zonën e urës së Spatharit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona që ndodheshin në mjet janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e shërbimeve të emergjencës dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për nxjerrjen e mjetit nga uji.

Shkaqet e rënies së automjetit në ujë janë ende të paqarta dhe pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.