Makina del nga rruga, plagosen tre pasagjerë.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë lokale:
Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



