Makina e policisë përplas për vdekje një këmbësor në fshatin Çiflig
Makina e patrullës së policisë ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig.
Ky është lajmi i fundit që raportohet në media.
Paraprakisht dyshohet se këmbësori ka qenë në gjendje të dehur. Furgoni i Policisë vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Viktima i ka dalë përpara dhe mjeti e ka tërhequr zvarrë disa metra.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identiteti i viktimës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



