E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplas këmbësoren te mbikalimi i Saukut, 35-veçarja në gjendje të rëndë
Lajme

Makina përplas këmbësoren te mbikalimi i Saukut, 35-veçarja në gjendje të rëndë

Një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e në aksidenti automobilistik. Ngjarja sapo ka ndodhur në mbikalimin  e Saukut, raporton Fax Neës.

Mësohet se këmbësorja është në gjendje kritike për jetën dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi i makinës, Sajmir Çeka e ka dërguar vetë në spital të plagosurën dhe më pas 27 vjeçari është kapur nga policia dhe ndodhet në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 29.12.2017, rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.

Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:

Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.