E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 6 persona, mes tyre dy fëmijë
Lajme

Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 6 persona, mes tyre dy fëmijë

Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fier-Lushnje, në fshatin Pirrë, ku në aksident janë përfshirë një mjet bujqësor dhe një makinë tjetër.

Policia thotë se të plagosurit për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.