Makinë e blinduar me targa ruse, i aksidentuari është vëllai i deputetes shqiptare
Mësohet se Eldin Dergjini është vëllai i deputetes Ambra Borova dhe emrin e vërtetë e ka Elti Borova.
34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me bordurën e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.
Më pas Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi dhe ka mbërritur në një spital privat.
34-vjeçari pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumente.
Dergjini është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



