E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malësi e Madhe/  Vodhën një furgon në një vendparkim, arrestohet 19-vjeçari!
Lajme

Malësi e Madhe/ Vodhën një furgon në një vendparkim, arrestohet 19-vjeçari!

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/ Vodhën një automjet (furgon) në një vendparkim dhe e fshehën në pyll, falë reagimit në kohë, Policia gjen automjetin dhe vë në pranga një 19-vjeçar si autor të dyshuar.

Procedohen penalisht 2 të mitur, 15 dhe 17 vjeç, si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, sapo janë njoftuar nga shtetasi V. Gj., se në një vendparkim automjetesh në Koplik, gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i reagimit të mënjehershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.