E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mamaja e Klaudia Pepa e shqetesuar per imazhin e saj pas ndarjes me Albi Nakon
Our Story

Mamaja e Klaudia Pepa e shqetesuar per imazhin e saj pas ndarjes me Albi Nakon

Ndarja mes çiftit të balerinëve Klaudia Pepa dhe Albi Nako, kaloi jo pa bërë bujë. Pak pas konfirmimit të çiftit për ndarjen me mirëkuptim, komentet nuk kanë munguar, ashtu sikurse dhe shkrimet rreth çiftit të njohur.

Por këto shkrime duket se nuk janë gëlltitur mirë nga nëna e Klaudias, Lume Pepa, e cila thotë se e bija nuk e meriton cenimin e dinjitetit dhe mosëmirënjohjen.

Ajo thotë se Albi dhe Klaudia e vazhdojnë marrëdhënien në mënyrën e tyre, ndërkohë që kërkon nga ish-dhëndri të pastrojë emrin e vajzës.

P ostimi i Lume Pepës në Facebook

“Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt u drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cenuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara. Albi&Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjellë të punës e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë…

Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur. Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po e njollosin padrejtësisht!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.