E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Çudia është se Perëndimi po duartroket në Shqipëri
Publik News

Manjani: Çudia është se Perëndimi po duartroket në Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet shkruan se modeli i pushtetit politik në Shqipëri është si ai i Chaves, i gërshetuar me pak Hungari dhe Poloni.

Manjani thekson se ky model vendosi me ligj që Parlamenti vendoset mbi gjykatat, ndërsa shprehet se çudia qëndron në faktin se këtu Perëndimi duatroket.

“Shkarkime masive gjykatësisht dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.

Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “refornë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet…”, shkruan Manjani, i cili shton se “nuk jemi në vitin ’45, ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti”.

Postimi nga Ylli Manjani

Sigurisht që nuk jemi në vitin ’45. Ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti.

Pa dyshim që në kohët e sotme ka forma e mënyra të tjera. Diktarurat sot nuk vijnë si në ’45-ën. Pushteti e ruan pak opozitë, pak media kritike e pak treg gjysëm të lirë.

Thelbi i diktaturave moderne është kontrolli i gjykatave. Pushteti nuk la besim tek blerja e tyre me para. Sepse gjykatësit siç i blen edhe të shiten.

Ndaj përdoren metoda të tjera. Në Hungari, psh qeveria dyfishoi numrin e gjykatësve kushtetues. Të rinjtë ishin të kontrolluar nga pushteti, kështu që nukli i gjykatëve që ishin mbeti në minorancë.

LEXO EDHE  Rrjeti i amortizuar shkrumbon godinën/ 20 familje mbesin pa shtëpi (Video)

E njëtja formulë pak a shumë u përdor në Poloni. Hollohet tretësira e patretshme…

Varianti tjetër është modeli Chaves. Ky i fundit vendosi me ligj që parlamenti vendoset mbi gjykatat.

Gjykatësit në këto kushte tërhiqen ose nënshtrohen. Vetvriten për t’i shpëtuar “pushkatimit” politik. Lënë vendet bosh për t’u plotësuar nga të rinj të brumosur me edukatë politike…

Pra diktaturat sot shfaqen si ndryshime ligjesh e strukturash dhe jo si pasojë e luftërave ku fitimtarët i marrin të gjitha për njëherë.

Shihini me vemendje se ç’ka bërë pushteti politik këtu. Një model Chaves i gërshetuar me pak Hungari dhe Poloni…

Shkarkime masive gjykatësisht dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.

Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “refornë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet…

P.S. ka shumë njerëz që kur dëgjojnë fjalën “diktaturë” refuzojnë ta pranojnë, sepse kanë parasysh kohën e Enverit. Duhet të kuptojmë se ajo kohë nuk përsëritet sip ishte, por në forma të tjera, që fillojnë nga pak e çdo ditë dhe përfundojnë me pushtet që kontrollon çdo gjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.