E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani : Erjon Veliaj,  një analfabet fuksional, i paditur dhe tapë topi…
Publik News

Manjani : Erjon Veliaj, një analfabet fuksional, i paditur dhe tapë topi…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj Kryebashkiakut Erjon Veliaj, që e quan një analfabet fuksional, të paditur dhe tapë topi.

Manjani shkruan se i pazgjedhuri kryetar i bashkisë Tiranë, sa herë flet për historinë tregon se sa i paditur është.

“Vojo Kushin e dinte si të vrarë nga gjermanët. Teatrin Kombëtar e di si vend qejfi fashist. Madje teatrin e di si landfild të bashkisë që mund të bëjë çtë dojë!!! Është e tepërt të kërkosh nga tapa e topit që ska as punë e as kompetencë me objektet e trashëgimisë kulturore e historike që e tejkalojnë Tiranën.

Nuk ka e as mos prisni të ketë turp kur lëshon aq rrjedhshëm grumbuj fjalësh që tregojnë se sa i paditur është për Tiranën dhe historinë e saj.

Në thelb padituria e tij përdorët për të shprehur denë propagandistike se : “Tiranën e themeloi Edi Rama”.!!

Dhe i padituri tapë topi nuk është se nuk e beson këtë marrëzi”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

I pazgjedhuri kryetar i bashkisë Tiranë, sa herë flet për historinë tregon se sa i paditur është.

Tapë topi duket të ketë dalë nga arsimi bazik 8 vjeçar. Analfabet funksional. Natyrshëm nuk mund të kishte një profesion në jetë një tapë topi i tillë.

Por 8 klasë të rregullta duhet ti mjaftonit të lexonte e të kuptonte të paktën historinë e qytetit ku e kanë vënë të shërbejë.

Vojo Kushin e dinte si të vrarë nga gjermanët. Teatrin Kombëtar e di si vend qejfi fashist. Madje teatrin e di si landfild të bashkisë që mund të bëjë çtë dojë!!! Është e tepërt të kërkosh nga tapa e topit që ska as punë e as kompetencë me objektet e trashëgimisë kulturore e historike që e tejkalojnë Tiranën.

Nuk ka e as mos prisni të ketë turp kur lëshon aq rrjedhshëm grumbuj fjalësh që tregojnë se sa i paditur është për Tiranën dhe historinë e saj.

Në thelb padituria e tij përdorët për të shprehur denë propagandistike se : “Tiranën e themeloi Edi Rama”.!!

Dhe i padituri tapë topi nuk është se nuk e beson këtë marrëzi.

Në fakt paditurinë nuk e ka vetëm me historinë për me çdo fushë tjetër. Psh kopaçja që ka këputur në varrimin e të ndjerit Maks Velo tregon njohuri ekstremisht të varfra nga aritmetika (matematika jo e jo). 6 vitet e vështira të të burgut të Maksit i dolën gjysma e jetës së tij 85 vjeçare. Sipas artimetikës së tapës së topit i ndjeri ndërroi jetë 12 vjeç!!!

Pfffff. Tapa e topit fyen të gjallë e të vdekur sa herë flet.

I padituri zakonisht mëshirohet, por kur është në pushtet nuk meriton mëshirë.

I padituri në pushtet është qënia më e ligë që bën dëmin më të madh.

Hall i madh është me këtë takëm të paditurisht që, ashtu si pleshti rrinë në bythë të kalit e shesin pordhë që tërheqin karrocën. Ndërkohë si çdo parazit bën dëm pa dyshim…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.