Manjani i kundërpërgjigjet Lames: Më vjen keq, sepse edhe ti e di, që ska as grup e as bir grupi që të më diktojë ç’mendoj e ç’shkruaj
Deklarata e kreut të Aluizmit Artan Lame se gënjeu për cështjen e legalizimeve, dhe tha që në qoftë se nuk do ta kishte bërë këtë, votuesit do të kishin shkuar tek Opozita, shkaktoi shumë reagime.
Por Lame zgjodhi që me një shkrim të iu përgjigjet kritikuesve duke i quajtur si grupi i “bam-bum-bim”, teksa përmende emra si : Gazmend Bardhi, Petri Vasili, Ylli Dylgjeri dhe Ylli Manjanin.
Pikërisht ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet Lames përmes një statusi në Facebook ku shkruan:
Eeee more Lame xhani…!
Shëndet të thashë, po plaç të paska ardhur në vesh.
Të urova për sinqeritetin, por të qënka dukur si “bam, bum, bim”, a nuk e di se si?!
Po ato fjalë të sinqerta që “…njerëzia do shkonin si dele te opozita…”, i thashë unë apo ti?!
Je në detyrë publike mo dhe jo i lirë siç ke qenë qëmoti. Kur flet detyra publike njerëzia do komentojnë.
Nejse, për një gjë më vjen keq që më sheh si pjesë e grupeve “bam-bum-bim”… Më vjen keq, sepse edhe ti e di, që ska as grup e as bir grupi që të më diktojë ç’mendoj e ç’shkruaj…
Po mirë ke bërë që ke rregjistruar oborret e Vunoit!
Jepi vlla, se ke shumë oborre për të rregjistruar.
Filloje nga oborret e Surrelit.
Sqaroi ato mbivendosje atje…
Dhe më në fund, brekët e banjos bëji të gjata që të mos dali leshi..

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



