Manjani: Tua kishte bërë parisienëve këtë barbari, do ta varnin për mjekre mu në redaksinë e Le Monde.
Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me udhëtimin e Ramës në Paris me avion privat , duke pyetur : shkeli çdo rregull, normë e moral që fluturoi me charter në kohë izolimi për në Paris. Me ç’para e për ç’arsye u bë ky udhëtim?!
Ylli Manjani
Ç’muhabet leshi ky “shkrujti Rama në Le Monde”!
E ça pastaj?!
Shëmbi barbarisht Teatrin Kombëtar të Tiranës e jo të Parisit. Tua kishte bërë parisienëve këtë barbari, do ta varnin për mjekre mu në redaksinë e Le Monde.
Ndërkohë shkeli çdo rregull, normë e moral që fluturoi me charter në kohë izolimi për në Paris. Me ç’para e për ç’arsye u bë ky udhëtim?!
Ky është lajm dhe shqetësim publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



