E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Makru: Mos paguani taksat! Gent Cakaj: Turpërohem edhe…
Politikë

Mark Makru: Mos paguani taksat! Gent Cakaj: Turpërohem edhe…

Analisti Mark Makru e ka një zgjidhje se si duhet të reagojë populli pas asaj që ndodhi në 30 qershor. Në emisionin Opinion ai bëri thirrje që asnjë qytetar nuk duhet të paguj taksat.

“Unë do bëjë thirrje qetë mos paguhen tasat e këtij pushteti lokal që janë zgjedhur me 13 përqind të votave. Do marrë nisëm që të mos paguaj taksa të këtij pushteti që vjedh votat. Nëse kemi sado pak dashuri për këtë vend zgjedhje më të shëmtuara nuk ka pas. Enver Hoxha i kishte më të ndershme zgjedhjet. Ka ndodhur që një gangster bashkë me një shtet gangster unë i marr votat dhe ofrojë këtë shtet, në shumë bashki ka mbushje të kutive të votave. Edi Rama ka mbështetje vetëm të 21 përëqind, lë ta zëmë”, tha Mark Marku.

Më pas ga ndërhyrë në debat edhe ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

Gent Cakaj: Turpërohem edhe për nivelin e debatit dhe për cilësinë e gjuhës.

Armand Shkullaku: Zoti Cakaj duhet të turpërohet për qeverinë ku bën pjesë… Turp më të madhe se ajo qeveri ku je ti nuk ka.

Gent Cakaj: Fakte janë të paraqitura tek të gjitha raportet ndërkombëtare. Shqipëria është në rrugë të mbarë në konsolidimin e saj demokratik. Për ata që duan Shqipërinë, burim nuk mund të jetë nga analistë që bëjnë thirrje për dhunë.

Armand Shkullaku: Ç’punë ka ky të gjykoj analistët…

Gent Cakaj: Ky atak kundër rendit kushtetues ka ardhur në procesin më delikat. Nuk mund të punosh kundër negociatave dhe të thuash që jemi pro negociatave. Ne duhet të jemi në dialog.

Ministri Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj është përplasur këtë të hënë me analistin Mark Marku në emisionin Opinion.  I pyetur për reagimin e ambasadës amerikane, e cila thekson se Ata që kundërshtojnë zgjedhjet të presin Gjykatën Kushtetuese, ministri i jashtëm në detyrë tha: Tek çështja e gjykatës është një situatë tjetër, reagimi i SHBA është se zgjedhjet e 30 qershorit njihen, po ashtu dhe reagimi i BE është se zgjedhjet pranohen dhe autoritetet duhet të ushtrojnë kompetencat.

Në debat e sipër ministri tha: “Pluralizmi politik nuk nënkupton  pjesëmarrje aktuale të grupeve politike në zgjedhje, por garantimin e të gjitha mundësive që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje”.

Kjo ka sjellë reagimin e analistit Mark Marku, që i tha ministrit se ai ishte duke cicëruar.

Mark Marku: S’ke turp… mos më ngre nervat! Po ta lesh me recitu atë.., ai po reciton, po ngatërrohet me të. Zotëri ty nuk të njoh fare as si ministër as si shtet unë ty. Unë nuk njih asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin pas kësaj që ka ndodh. Asnjë taks nuk do paguajë.

Gent Cakaj: Manifestimi arrogant dhe ofendimet qëndrojnë në proporcion të njëjtë me nivelin e inteligjencës. Zgjedhjet janë mbajtur me 39 subjekte pjesëmarrëse në zgjedhëse.

Mark Marku: Po ik ore… E kupton që po flet fjalë pa kuptim.

Gent Cakaj: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe do ketë respektim absolut të vendimit të Gjykatës Kushtetuesep

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.