E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Marku: Vendim i vështirë, por jam i vendosur. Është privilegj të jesh deputet
Publik News

Mark Marku: Vendim i vështirë, por jam i vendosur. Është privilegj të jesh deputet

Kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar sot si drejtues politik të Qarkut të Lezhës, pedagogun Mark Marku, i cili më herët ka mbajtur dhe postin e deputetit nga radhët e kësaj partie.

I pyetur për këtë vendim të Bashës, Marku tha se për të nuk ishte surprizë sepse strukturat e Lezhës e kishin kërkuar atje. “Vendimi është marrë shumë kohë. Më kanë thënë që strukturat kërkonin që të shkoja. Unë e kam pasur shumë të vështirë të rikthehesha në listën e kandidatëve për deputet”, tha Marku në Neës 24.

“Njerëzit thonë është privilegj të jesh deputet. Po është privilegj të përfaqësosh njerëzit. T’ju zgjidhësh hallet dhe problemet njerëzve. Kam marrë një vendim të vështirë, por duke pas parasysh se duhet bërë, duhet që dikush të marrë përgjegjësi. Unë uroj që të gjithë ata që mendojnë si unë, që janë të shumë, të lëvizin. Duhet një lëvizje.

Unë po them që çfardo pozite pushteti, e kam treguar dhe kur kam qenë deputet, që nuk kam bërë kompromise për shkak të pushtetit. Njerëzit do ndeshen me aktet e mia. Se aktet flasin tani, jo fjkalët”, shtoi ai.

Marku ka qenë anëtar i Komisionit që ka përzgejdhur kandidatët për deputetë të PD. Për këtë ai është pyetur dhe ka thënë se vendimin e kishte marrë Basha, sepse vetë nuk kishte dashur që të përfshihej.

“Unë nuk e kam zgjedhur veten. E kam refuzuar. Kam thënë që nuk do përfshihem. Kam thënë nuk do jem, do jap këtë kontribut, kaq. Ishte një gjë e re, u ftova dhe shkova. Unë nuk jam futur nga listat që të jem i qartë (flet për Komisionin në PD).

Kryetari i opozitës më ka thënë që futesh nga votat e 20%-shit, akademikët, shoqëria civile. Jo nga listat. Në këtë kuptim duhet vlerësu si akt. Për mua të gjithë ata që janë propozu dhe ishin në lista, e meritojnë të ishin kandidat po aq sa unë”, përmbylli Mark Marku, drejtues politik i Lezhës.

Mark Marku, i emëruar nga PD si drejtues politik për Lezhën, është pyetur për një video të pak kohëve më parë, kur në një emision live ai shan deputetin socialist Musa Ulqini.

Në News 24, Marku tha se video që u shpërnda nga kryeministri Rama nuk i bën përshtypje sepse e njeh kryeministrin, ndërsa për aktin e tij tha se ishte i ngarkuar emocionalisht.

“Nuk më bën përshtypje fare. Unë kryeministrin e njoh. E kujtoj atë rast. Nuk më vjen mirë. Por dhe unë jam njeri dhe kam emiocione. Edhe Papa gjuajti një grua atje… Unë kisha një shishe në dorë, nuk gjujta. Se Musait i kanë bërë shumë gjëra, i kanë futur karamelen në gojë në mes të rrugës, s’besoj se u fye nga fjala ime…

Unë isha emocionalisht i ngarkuar, sepse po diskutohej ligji për median. Situata ishte shumë kritike. Unë flisja, ai merrte mesazhe me telefon për të më ndërprerë mua”, tha pedagogu Mark Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.