Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-punonjësi i NSA-së amerikane, Edward Snowden duke folur mbi jetën e tij në Rusi, fuqinë e shërbimeve të inteligjencës, dhe se si po vijon betejën e tij kundër mbikëqyrjes gjithëpërfshirëse nga qeveritë e botës, përmend edhe një detaj interesant; Mark Zuckenberg ka ndërmend të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nisur nga pushteti i krijuar përmes rrjetit të themeluar prej tij dhe shtrirja e jashtëzakonshme që ka marrë ai, Zuckenberg mund ta mendojë seriozisht një rrugëtim të tillë në fushën e politikës, çka do ta bënte një kandidat potencial për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
“Prandaj po dëgjojmë që themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebook, Zuckerberg ka ndërmend të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Snowden për “Der Spiegel”.
Por, ish-punonjësi i NSA-së që nxori në dritë qindra sekrete ka një merak kur shtron pyetjen se “A duam që kompania që ka prezencën më të madhe të medias sociale në botë, dhe që ka ambicie të qarta politike, të fillojë të vendosë se cila është fjalia e lejuar politike dhe cila jo?”.



