Marrëveshja Xhafaj-Marku, dalin emrat e prokurorëve të përzgjedhur në seksionet e posaçme
Dalin emrat e parë për anëtarë të sektorëve të posaçëm të përkohshëm, ku me të rëndësishmit janë ata të krimeve të rënda dhe të tiranes. Më konkretisht Ervin Kondili, Ened Nakuci, Klodian Braho dhe Sonila Domi janë të përzgjedhurit nga krimet e rënda.
Ndërsa dy të parët njihen si përkrahës të flaktë të mazhorancës, dy të tjerët janë të ledhatuarit e Adriatik Llallës.
Nga prokuroria e tiranës janë përzgjedhur Anida Qilimi, Armand Gurakuqi, Elsa Miha, Daniela Sula, Antoneta Sevdari, të cilët kanë lidhje të ngushtë shoqërore me drejtuesit aktual Dritan Rreshka.
Kujtojmë këtu se ky i fundit u zgjodh nga Arta Marku për të zëvendësuar Petrit Fushën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



