Martohet Hajdari!
Bamirësi, që mori 43 mijë metra katrorë për 1 euro bën dasmën luksoze
Arbër Hajdari, bamirësi për show, është martuar mbrëmjen e djeshme. Ai është martuar me vajzën e biznesmenit në Kosovë dhe në dasmën e tij kanë qenë të pranishëm shumë personazhe të njohur.
Gjithashtu në dasmën e bamirësit Hajdari, nuk kanë munguar as politikanë. Partia Socialiste është përfaqësuar nga Taulant Balla, njeriu i cili ruan balancat me ish-prokurorin baba.
Në dasmën e luksit të Arbër Hajdarit, që ende nuk e ka dhënë një shifër se sa ka shpenzuar, kanë qenë këngëtarë të njohur, të cilët marrin jo pak në të tilla evente. Hajdari, djali i ish-prokurit Shkëlqim Hajdari, mori nga shteti një tokë prej 43 mijë metrash katrorë, për vetëm një euro, për 20 vjet.
Jo vetëm kaq, por Arbëri para një viti mburrej se kishte mbledhur më shumë nga të gjithë fondacionet në gofundme rreth 2 milion dollarë. Pa llogaritur paypal dhe llogarite bankare.
Deri më tani, Hajdari ka inauguruar rreth 20 shtëpi në zonën e Vaqarrit dhe asgjë më shumë, vlere e cila mund të shkojë deri në 600 mijë euro investim. Ku është pjesa tjetër e donacioneve? Nuk bëhet fjalë për pak por për gati 1.4 milionë euro.
Mos janë investuar në privatizimin e tokës apo për dasmën luksoze?
Këtë përgjigje e presim nga Arbëri./ joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



